Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sulmet izraelite në Gaza, 52 viktima në 24 orët e fundit, mes tyre edhe një punonjës humanitar

Lajme 02/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mbrojtja Civile e Rripit të Gazës dhe institucionet shëndetësore në enklavën palestineze raportuan se këtë të enjten u vranë të paktën 52 persona gjatë operacioneve ushtarake izraelite, përfshirë një punonjës të organizatës humanitare.

Shërbimi mjekësor i drejtuar nga Hamasi njoftoi se nga agimi janë regjistruar 52 viktima në Qytetin e Gazës.
Disa spitale konfirmuan për agjencinë AFP se kishin marrë 10 trupa në Qytetin e Gazës, 14 në sektorin qendror të enklavës dhe 28 në jug.

Disa nga viktimat humbën jetën nga sulmet ajrore, të tjerët nga sulmet me dronë. Ushtria izraelite njoftoi se po shqyrtonte informacionin mbi viktimat.

Spitali Nasser në Khan Yunis raportoi rreth 30 vdekje, nga të cilat 14 ishin pas sulmeve izraelite ndaj palestinezëve që prisnin ndihma ushqimore.

Mes viktimave ishte edhe Omar al-Hayer, 26 vjeç, punonjës i organizatës joqeveritare “Mjekët pa Kufij”, i cili u vra në një sulm ndaj civilëve në qendër të Deir al-Balah, sipas spitalit dhe familjes së tij.

Një zëdhënëse e MSF në Gaza tha se kishte raportime për disa nga punonjësit e tyre të plagosur dhe të dërguar në Spitalin e Martirëve Al-Aksa.

“Kur mbërritëm, zbuluam se një nga kolegët tanë ishte vrarë dhe katër të tjerë ishin plagosur. Pasojat do të jenë tragjike për familjet e tyre dhe për ekipin tonë. Mjaft më me vrasjet! Pavarësisht nëse ishin në shënjestër apo jo, kjo është e papranueshme”, tha ajo./TCH

Artikulli paraprakMbyllja e qeverisë amerikane kërcënon programin e ndihmës ushqimore për amerikanët me të ardhura të ulëta
Artikulli i rradhës Konsumimi i pijeve të gazuara mund të shkaktojnë çrregullime depresive

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.