Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Mirënjohje përjetë”, familja e Diarit falënderon stafin e Onko-Hematologjisë Pediatrike

Lajme 05/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në ditët e vështira të përballjes me sëmundjen e rëndë të djalit të tyre, familja e vogëlushit Diar ka shprehur mirënjohje të thellë për përkushtimin dhe kujdesin e stafit të Onko-Hematologjisë Pediatrike në QKUK.

Në një postim në Facebook, Sebahte Shala, familjare e Diarit ka rrëfyer se gjatë ditëve të vështira të trajtimit, ata kanë ndier forcën e dashurisë, përkujdesjes dhe mbështetjes së jashtëzakonshme që kanë marrë nga mjekët dhe infermierët e kësaj klinike.

“Në këto ditë të vështira të sfidës me sëmundjen e Diarit, kemi ndier më shumë se kurrë forcën e dashurisë dhe nderimit tuaj. Ditë të mbushura me dhimbje, por edhe me prani, përkujdesje e lutje që s’harrohen kurrë”,  shkruan Shala.

Shala ka përmendur me mirënjohje të veçantë Dr. Rufadijen, Dr. Enverin, Dr. Petritin, Dr. Edmond Halitin dhe gjithë stafin që u kujdesën për Diarin me përkushtim e profesionalizëm.

“Shërbimi juaj, mirësia dhe kujdesi i vazhdueshëm kanë qenë një dritë shprese për ne. Këtë mirësi do ta mbajmë gjithmonë në zemër”, shkruan tutje familja, duke shtuar se falënderimi i tyre është një thirrje për të vlerësuar punën e palodhur të stafit mjekësor që çdo ditë përballet me raste të tilla” shprehet tutje Shala.

Në fund, familja shprehet se Diari vazhdon betejën e tij me forcë dhe besim në Zot, ndërsa ata ndjehen thellësisht falënderues ndaj kujdesit që mori  në Kosovë.

“Mirësinë tuaj do të doja t’ua kthej vetëm në të mira e gëzime, sepse shpërblyesi më i madh është Zoti. Lutem me gjithë zemër që Ai t’ju bekojë të gjithëve shumëfish për gjithçka që keni bërë për ne.” ka përfunduar Shala.

 

Artikulli paraprak47 viktima nga vërshimet në Nepal
Artikulli i rradhës Moti sot me shi, temperatura deri në 11 gradë Celsius

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.