Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dogana kap suplemente ushqimore të padeklaruara në vlerë mbi 5 mijë euro në Vërmicë

Lajme 06/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zyrtarët doganorë në Pikëkalimin Kufitar të Vermicës kanë zbuluar mallra të padeklaruara në një automjet të ndaluar për kontroll të detajuar.

Gjatë kontrolli, siç thuhet në njoftimin në Facebook, edhe pse drejtuesi i automjetit kishte deklaruar se nuk kishte mallra për të raportuar, zyrtarët doganorë gjetën në ulëset e pasme dhe në bagazh rreth 600 pako me mbi 7 mijë e 500 copë suplemente ushqimore, për të cilat nuk ishte paraqitur asnjë faturë apo dokumentacion përcjellës.

Sipas Doganës së Kosovës, vlera e përgjithshme e mallrave të padeklaruara është 5 mijë e 554 euro, ndërsa shmangia e detyrimeve doganore kap shumën prej 1 mijë e 655 euro, raporton Klankosova.tv.

“Ndaj palës është inicuar procedurë për kundërvajtje doganore, në bazë të nenit 253 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës (KDAK), ndërsa mallrat janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave përkatëse.

Dogana e Kosovës rikujton qytetarët se mosdeklarimi i mallrave përbën shkelje të legjislacionit doganor, dhe ndaj rasteve të tilla ndërmerren masa ligjore në përputhje me dispozitat në fuqi”, thuhet në postimin e Doganës.

Artikulli paraprakVetëm 7% e institucioneve ofrojnë qasje për personat me aftësi të kufizuara, përurohet pjerrina dhe tualeti i qasshëm në shkollën “7 Marsi”
Artikulli i rradhës Slloveni: Tre alpinistë kroatë humbin jetën nga orteku

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.