Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Hulumtuesi i KDI-së: Moszgjedhja e të gjithë nënkryetarëve nga radhët e komuniteteve, skenari i ri për bllokim të Kuvendit

Lajme 07/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gzim Shala, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD) e cilëson si skenar të ri bllokues moszgjedhjen e të gjithë nënkryetarëve nga radhët e komuniteteve joshumicë.

Fillimisht, ai theksoi se ka vetëm një njoftim të Gjykatës Kushtetuese dhe jo aktgjykim të plotë. Tha se ky është vetëm një skenar bllokues i radhës.

“Para se me kalu te ky njoftim i Gjykatës Kushtetuese duhet me theksu se që nga momenti kur kanë përfundu zgjedhjet, ky nuk është asgjë tjetër përpos se është skenari i radhës, bllokues”, u shpreh Shala.

Sipas tij, ka pasur skenarë të shumtë bllokues gjatë gjithë kësaj periudhe kohore, duke theksuar edhe votimin e raportit për verifikimin e mandateve të deputetëve.

“Ne kemi pas skenarë të shumtë bllokues për me kalu përgjatë gjithë kësaj periudhe kohore. Do të thotë, e kujtojmë që ka qenë një kohë që ka pas një krizë politike në lidhje me votimin e një raporti teknik, formal- raporti për verifikimin e mandateve të deputetëve dhe është humb një kohë edhe në atë pjesë”, theksoi Shala.

Ai foli për zvarritjen lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe çështjen e votimit të mbyllur.

“Më pastaj kemi kaluar te pjesa e kryetarit të Kuvendit, dhe kur e ka pa partia e parë që ka dalë nga zgjedhjet, që nuk e ka shumicën e nevojshme për zgjedhjen e kryetarit, e ka prolonguar një pjesë të konsiderueshme kohore çështjen se votimi duhet të jetë i mbyllur. Ne kishim më pastaj një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, i cili nuk u zbatua për një periudhë të konsiderushme kohore dhe vetë Gjykata Kushtetuese dul edhe tha se nuk është zbatu aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese dhe tha se këto janë rregullat për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit”, thotë Shala.

Ndërsa, tha se pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, ishte shpresa se Kuvendi po konstituohet, mirëpo sipas tij, doli skenari i ri bllokues me nënkryetarët nga radhët e komuniteteve.

Shala theksoi se IKD vazhdimisht e ka thënë se kjo është një qasje kundërkushtetuese dhe se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte i pritshëm.

Më tej, Shala foli rreth Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke i ndarë dy aspekte.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës që kur është miratuar është dizajnuar në atë formë që kryesia e Kuvendit, e para i ka 5 nënkryetarë, e para, si dhe kryetarin e Kuvendit. Ky është aspekti i parë”, u shpreh Shala.

Kurse, për aspektin e dytë tha se Kushtetuta ka përcaktuar dy votime, ai për nënkryetarët nga tri grupet më të mëdha parlamentare dhe ai për dy nënkryetarët nga radhët e komuniteteve joshumicë.

“Aspekti i dytë është se e ka përcaktuar Kushtetuta e Republikës së Kosovës se duhet të ketë dy votime. Do të thotë, duhet të jetë votimi i parë në pako për tre nënkryetarët nga tri grupet më të mëdha parlamentare dhe votimi për dy nënkryetarë nga radhët e komuniteteve joshumicë. Tash, e kemi thënë edhe paraprakisht, sikurse nuk mund të ndahet votimi për tre nënkryetarë nga tri grupet më të mëdha parlamentare, ngjashëm nuk mund të ndahet votimi as për nënkryetarët nga radhët e komuniteteve”, tha tutje Shala.

Hulumtuesi theksoi se kjo ka qenë edhe në Kushtetutë edhe praktikë e deritanishme, e cila praktikë është ndjekur edhe në vitin 2021 kur kryesues i Kuvendit ka qenë po ashtu Avni Dehari.

Sipas tij, në këtë situatë, mënyra e votimit përmes kalimit në short, pa u plotësuar kushtet për zhvillimin e shortit, ka qenë e pritshme se do të prodhojë rezultat kundërkushtetues.

“Dhe tash e kemi vendimin e Gjykatës Kushtetuese që prapë konstaton se Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk është konstituuar, për shkak se nuk janë zgjedhur gjithë nënkryetarët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe kjo është definitivisht e qartë”, shtoi tutje ai.

Gjithashtu, sipas tij, është e pritshme dhe është thjeshtë një konfirmim i asaj që IKD ka thënë vazhdimisht se  “përkundër që kryetari aktual i Kuvendit e ka konstatuar si të konstituuar Kuvendin e Republikës së Kosovës, nuk mund të konsiderohet si i konsituuar”.

Ndërkaq, Shala vlerëson që është shumë më e rëndësishme që të lexohet qartë dhe të veprohet me efikasitet dhe jo thjesht që të ndërmerren veprime të tjera që kanë të bëjnë me tentimin për sabotimin e zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Tash sipas dispozitivit të këtij aktgjykimit nga komenti i publikimit të tij, janë 12 ditë afat, brenda të cilit Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet që ta konstituojë veten, që i bie se me hyrjen në fuqi të këtij aktgjykimi, për shkak se Kuvendi nuk është i konstituuar, fillon të rrjedhë përsëri ky afati 48 orësh për caktimin e seancave. Megjithatë, vlerësoj është shumë më e rëndësishme që të lexohet qartë dhe të veprohet me efikasitet dhe jo thjesht që të ndërmerren veprime të tjera, që kanë të bëjnë me tentimin për sabotimin e zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, përfundoi Shala. /BetimipërDrejtësi

Artikulli paraprakMoti sot i vranët dhe me reshje shiu
Artikulli i rradhës Skandal në Harvard: Universiteti përballet me padi për trafik organesh nga morgu

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.