Policia e Kosovës ka njoftuar se është iniciuar një hetim lidhur me një rast vdekjeje që ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Malishevë, rreth orës 23:30.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, dëshmitari mashkull ka raportuar se, pasi ka dalë nga në barnatore, ka vërejtur se prindi i tij ishte rrëzuar në tokë.
Viktima është dërguar menjëherë në Qendrën e Mjekësisë Familjare, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, në mënyrë që të përcaktohen shkaqet e sakta të vdekjes. Hetimet mbi rastin janë në zhvillim.




