Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

KQZ: 7.84% e qytetarëve kanë votuar deri në orën 11:00

Lajme 12/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka bërë me dije se deri në orën 11:00, në zgjedhjet që po zhvillohen, kanë votuar 7.84% e qytetarëve me të drejtë vote.

Sipas të dhënave preliminare nga rreth 94% e vendvotimeve, numri i qytetarëve që kanë votuar është 58 mijë e 691 votues apo 7.84%, nga 2 milionë e 25 mijë e 105 votues.

Radoniqi gjithashtu njoftoi se deri tani nuk janë raportuar parregullsi që mund të cenonin integritetin dhe mbarëvajtjen e përgjithshme të procesit zgjedhor.

“Deri në të njëjtën kohë, në Zgjedhjet Lokale të vitit 2021, kishin votuar 152 mijë votues apo 8.2% e votuesve nga 1 milionë 885 mijë e 448 votues”, shtoi ai.

Ndërsa anëtari i KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka ngritur shqetësime për shkelje të rregullave zgjedhore në veri të Mitrovicës.

Ai tha se Lista Serbe ka organizuar një tubim gjatë ditës së zgjedhjeve, duke e cilësuar këtë si shkelje të Kodit të Mirësjelljes, pasi fushata është mbyllur.

Sipas tij, në disa qendra votimi janë krijuar pengesa të qëllimshme. Kurteshi gjithashtu ka kërkuar që mediat serbe RTS dhe Tanjug të deakreditohen për, siç tha ai, përdorimin e gjuhës propagandistike kundër Kosovës.

Artikulli paraprakHetim vdekjeje në Malishevë, personi humb jetën pas rrëzimit pranë barnatores
Artikulli i rradhës Tri raste të dhunës brenda 24 orëve

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.