Në zgjedhjet lokale që po mbahen sot kanë mbetur më pak se dy orë deri në mbylljen e vendvotimeve.
Deri në ora 17:00 sipas përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë votuar 645.589 qytetarë, nga 2.025.105 sa kanë të drejtë vote, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas këtyre statistikave, 31,8 % është dalja në zgjedhje deri tani./Gazeta Shneta/



