Rreth 15% e shpenzimeve shëndetësore në Bashkimin Evropian paguhen drejtpërdrejt nga qytetarët, sipas të dhënave të Eurostat.
Ndërsa sigurimet e detyrueshme mbulojnë mbi gjysmën e kostove (51%) dhe qeveritë rreth 30%, familjet evropiane paguajnë mesatarisht 15 euro nga çdo 100 euro të faturës mjekësore.
Sipas analizës së Euronews Health, barra më e madhe bie mbi qytetarët e vendeve të Evropës Lindore dhe Jugore.
Bullgaria (35.5%), Letonia (35.1%), Greqia (34.3%), Serbia (32.1%) dhe Lituania (31.4%) janë ndër vendet ku qytetarët paguajnë më shumë nga xhepi për kujdesin shëndetësor, transmeton Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, Luksemburgu (8.5%), Franca (8.9%), Kroacia (9.4%) dhe Gjermania (10.7%) kanë përqindjet më të ulëta, falë sistemeve të forta publike të sigurimeve shëndetësore.
Mes ekonomive më të mëdha të kontinentit, Italia ka përqindjen më të lartë (22.3%), e ndjekur nga Spanja (20.9%), ndërsa Franca mbetet më e ulëta me vetëm €410 në vit që qytetarët paguajnë nga xhepi – shumë më pak se mesatarja e BE-së prej €542.
Sipas ekspertëve, vendet me sisteme më gjithëpërfshirëse publike, si Franca, Gjermania dhe Suedia, arrijnë të mbrojnë më mirë qytetarët nga shpenzimet katastrofike shëndetësore, ndërsa vendet me mbulim më të kufizuar si Bullgaria e Greqia përballen me barrë më të madhe financiare për pacientët.




