Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përfundon rinumërimi i 5 vendvotimeve, vazhdon numërimi i fletëvotimeve me kusht dhe për personat me nevoja të veçanta

Lajme 21/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se gjatë pjesës së parë të ditës së martë është përmbyllur rinumërimi i fletëvotimeve të 5 vendvotimeve, sipas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir tha se vendvotimet e rinumëruara i përkisnin komunave: Mitrovicë e Jugut , Kamenicë dhe Podujevë.

Ai po ashtu tha se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht, ndërsa pas përfundimit të tyre do të nisë numërimi i fletëvotimeve të personave me nevoja të veçanta.

“Votimi me kusht është zhvilluar në 54 vendvotime speciale në 38 komuna, ndërsa votimi i personave me nevoja të veçanta është realizuar jashtë vendvotimeve përmes ekipeve mobile gjatë ditës së zgjedhjeve.”, shtoi Elezi.

Pjesëmarrësit e votimit me kusht përfshijnë më shumë se 2,119 zarfe me fletëvotime, ndërsa numri i votuesve të regjistruar me nevoja të veçanta është 3,467.

Gjithashtu, në QNR është duke u zhvilluar procesi i skanimit të Listës së Votuesve, një hap kyç për garantimin e integritetit të procesit zgjedhor.

“Ky proces mundëson krahasimin e pjesëmarrësve në vendvotimet e rregullta me ata që kanë votuar me kusht dhe ndihmon në identifikimin e rasteve kur një person ka votuar më shumë se një herë”, shtoi ai.

Artikulli paraprakRrahje në Podujevë: Lëndohet një person e 4 shoqërohen në stacion
Artikulli i rradhës Shtatzënia: Këto dy gjendje mund të rrisin rrezikun për prerje cezariane

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.