Një rast i rrallë kirurgjikal është trajtuar me sukses në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ku mjekët kanë realizuar heqjen e një ciste gjigante të shpretkës tek një paciente 16-vjeçare.
Sipas kirurgut Dr. Rifat Dreshaj, vajza e lindur në vitin 2009 ishte paraqitur në spital për shkak të dhimbjeve në bark dhe një fryrjeje nën harkun brinjor të majtë, trasmeton Gazeta Shneta.
Gjatë ndërhyrjes, masa cistike u hoq plotësisht së bashku me shpretkën, pa komplikime apo dëmtime të organeve përreth.
Operacioni u krye me sukses nga ekipi mjekësor i përbërë nga Dr. Rifat Dreshaj, Asist. Dr. Bujar Vrella, instrumentaret Kosovare Gashi dhe Fjolla Salihaj, ndërsa anestezionin e siguroi Dr. Brahim Mehaj./Gazeta Shneta/




