Autoritetet shëndetësore besojnë se domatet qershi nga ishulli Mesdhetar i Sicilisë janë “mjeti kryesor i infeksionit” në këtë shpërthim që zgjati prej disa vitesh. Qindra njerëz nëpër Evropë janë prekur nga helmimi ushqimor gjatë dy viteve të fundit, dhe domatet e kontaminuara janë burim i dyshuar, paralajmëruan zyrtarët shëndetësorë.
Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), deri në fund të shtatorit janë konfirmuar 510 raste me një lloj të veçantë të baktereve Salmonella në 18 vende evropiane që nga viti 2023, shkruan burimi Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.
Salmonella është një nga shkaktarët më të zakonshëm të helmimeve ushqimore, duke shkaktuar dhimbje barku, diare dhe ethe.
Hetuesit kanë gjurmuar shtamën tek një fermer domatesh në Sicili, ku bakteret u gjetën në një mostër të ujit të vaditjes, duke konfirmuar rolin e mjedisit në kontaminimin e domateve.
Italia ka raportuar më shumë raste (123), pasuar nga Gjermania (113), Austria (76), Mbretëria e Bashkuar (73) dhe Franca (43). 13 vende të tjera evropiane kanë raportuar më pak se 15 raste secila.
Shpërthimi ka prekur edhe Amerikën e Veriut, me 24 raste në SHBA dhe 10 në Kanada. Domatet siciliane nuk janë për herë të parë të lidhura me këtë lloj Salmonella; më parë ishin shkaktuar shpërthime të ngjashme në Danimarkë në vitin 2011.
ECDC ka kërkuar hetime të mëtejshme për të konfirmuar rolin e domateve siciliane si “mjeti i infeksionit” dhe ka rekomanduar masa më të rrepta për kontrollin e baktereve gjatë sezonit të korrjes së domateve. /Gazeta Shneta/




