Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton se importi i shpezëve të gjallë dhe i produkteve të tyre nga Hungaria ndalohet, pas raportimeve për prani të sëmundjes Avian Influenza (Gripi i Shpezëve), në disa zona të këtij shteti.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mori këtë vendim duke iu referuar raportit e fundit të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve dhe Raportin e Komisionit Evropian.
AUV bën me dije se masa hyn në fuqi menjëherë dhe do të mbetet në zbatim deri në vlerësimin e mëtejshëm të situatës nga autoritetet ndërkombëtare dhe vendore.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë vazhdonë ta monitorojë me kujdes situatën epidemiologjike dhe të bashkëpunojë ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundjeje. Publiku dhe operatorët ekonomikë do të informohen me kohë për çdo ndryshim eventual.” thuhet në njoftim./Gazeta Shneta/



