Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nëntë të lënduar nga aksidenti në Pejë, dy në gjendje të rëndë dërgohen në QKUK

Lajme 08/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në hyrje të fshatit Vrellë ku janë lënduar 9 persona.

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se mbrëmë, rreth orës 23:00, në këtë institucion janë pranuar nëntë persona me lëndime të marra si pasojë e një aksidenti trafiku, përcjell Gazeta Shneta.

“Sipas ekzaminimeve dhe trajtimit mjekësor, dy pacientë janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Dy pacientë po vazhdojnë trajtimin në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, ndërsa pesë të tjerë, pas trajtimit, janë liruar për në shtëpi,” thuhet në njoftimin e spitalit.

Në komunikatë, Spitali i Pejës thekson se ekipet mjekësore kanë ofruar menjëherë ndihmën e nevojshme dhe trajtimin profesional për të gjithë të lënduarit. /Gazeta Shneta/

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM PËR OPINIONIN PUBLIK

Mbrëmë, rreth orës 23:00, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë pranuar nëntë persona me lëndime të marra nga një aksident trafiku.

Pas ekzaminimeve dhe trajtimit mjekësor:

Dy pacientë janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Dy pacientë janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Pesë pacientë, pas trajtimit, janë liruar për në shtëpi.

Ekipet mjekësore të spitalit kanë ofruar menjëherë ndihmën e nevojshme dhe trajtimin profesional për të gjithë të lënduarit.

 

Artikulli paraprakParashikimi i motit për sot
Artikulli i rradhës Gruaja nga Ferizaj denoncon bashkëshortin për dhunë psikologjike, policia i sekuestron armën me 235 fishekë

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.