Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kanada humbet statusin “pa fruth” pas gati 30 vitesh

Lajme 11/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Fruthi
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kanada ka humbur statusin e saj të eliminimit të fruthit, pothuajse tre dekada pasi u shpall për herë të parë e lirë nga kjo sëmundje shumë ngjitëse në vitin 1998.

Që nga tetori 2024, vendi po përballet me një shpërthim të madh të fruthit. Vetëm gjatë këtij viti janë raportuar mbi 5,100 raste dhe dy viktima në dhjetë rajone të ndryshme. Agjencia Kanadeze e Shëndetit Publik njoftoi se i është hequr statusi “pa fruth” pasi i njëjti variant i virusit ka qarkulluar pandërprerë për më shumë se një vit, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

“Megjithëse përhapja është ngadalësuar kohët e fundit, shpërthimi ka vazhduar mbi 12 muaj, kryesisht në komunitete me shkallë të ulët vaksinimi,” thuhet në deklaratë.

Sipas të dhënave kombëtare, 88% e rasteve këtë vit janë regjistruar tek persona të pavaksinuar. Fruthi është aq ngjitës sa një person i pavaksinuar mund të infektohet edhe nëse hyn në një dhomë ku një i sëmurë ka kollitur apo teshtitur deri në dy orë më parë.

Ekspertët theksojnë se të paktën 95% e popullsisë duhet të jetë e vaksinuar me dy doza për të parandaluar shpërthimet dhe për të mbrojtur individët që nuk mund të vaksinohen, si foshnjat.

Agjencia kanadeze po bashkëpunon me Organizatën Panamerikane të Shëndetësisë për të rritur normat e vaksinimit dhe për të përmirësuar sistemet e monitorimit. Kanada mund ta rimarrë statusin e saj nëse arrin të ndërpresë përhapjen e virusit për të paktën një vit.

Shpërthimi i saj ndodh paralelisht me një rritje të rasteve në Evropë, ku në vitin 2024 u raportuan mbi 35,000 raste – dhjetë herë më shumë se një vit më parë, sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakQKUK me tender 52 mijë Euro për rregullimin e oborrit
Artikulli i rradhës Shala nga IKD: Keqpërdorimi i fondeve publike për qëllime elektorale, fenomen i zgjedhjeve

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.