Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka vijuar me ritëm të lartë të ofrimit të kujdesit shëndetësor për qytetarët edhe gjatë 24 orëve të fundit. Vetëm dje, 353 pacientë kanë kryer plot 4,394 analiza laboratorike.
Sipas komunikatës së lëshuar nga ky spital, përveç analizave, në këtë raport ceket të janë kryer edhe një numër i madh vizitash dhe procedurash mjekësore.
Gjatë ditës së djeshme janë zhvilluar 499 vizita specialistike, ndërsa 44 pacientë janë shtruar për trajtim spitalor. Aktualisht, në spital po marrin kujdes 219 pacientë të hospitalizuar, përcjell Gazeta Shneta.
Ndërkohë, në repartin e gjinekologjisë janë regjistruar 4 lindje, prej të cilave kanë ardhur në jetë 2 djem dhe 2 vajza.
Në sallat e operacioneve janë kryer 12 ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa në shërbimin e nefrologjisë janë realizuar 39 seanca dialize. Po ashtu, janë përfunduar 91 ekzaminime me rëntgen, 53 me ultrazë, dhe 11 rezonanca magnetike (MRI).
Në kuadër të diagnostikimeve të avancuara janë kryer 15 ehokardiografi, 1 gastroskopi, 4 ergometri dhe 7 kolonoskopi.
Teksa, shërbimi i fizioterapisë ka ofruar gjithashtu 62 trajtime fiziatrike për pacientët që kanë nevojë për rehabilitim dhe rikuperim pas sëmundjeve apo ndërhyrjeve kirurgjikale. /Gazeta Shneta/




