SHSKUK ka shpërblyer një kompani me tenderin për renovimin e repartit të dializës në Spitalin e Gjilanit.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar ka hapur tenderin për renovimin e repartit të dializës në Spitalin e Gjilanit, shkruan Gazeta Shneta.
Tenderi me vlerë 494,457.72 Euro me titull “Renovimi i Objektit ekzistues ne repartin e dializës dhe ndërtimi i Aneksit në Repartin e Dializës në Gjilan”, i është dhënë kompanisë “Ego Elsa”.
Punimet me këtë tender pritet të përfundojnë brenda 12 muajve. /Gazeta Shneta/




