Prokuroria Themelore në Prishtinë i ka pushuar hetimet ndaj drejtorit të Departamentit për Licencim në Ministrinë e Shëndetësisë Ragip Hyseni.
Në vendimin të cilin e ka siguruar Gazeta Shneta, thuhet se Hyseni në cilësinë e kryesuesit të Bordit për licencimin e institucioneve private në vitin 2023, i kishte kryer detyrat e tij në përputhje me ligjin.
Në vendim theksohet se Bordi i kishte anuluar disa shërbime që nuk i përkisnin fushës për të cilën kishte aplikuar poliklinika “Avicena”, dhe s’kishte të bënte me anulim të licencës.
Vitin e kaluar njësia e Krimeve Ekonomike patën zhvilluar një aksion në shumicën e pikave të rrjetit të laboratorëve dhe poliklinikave ‘Avicena’ në Kosovë, nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, falsifikim të dokumenteve dhe ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike. Me kete rast u paten mbyllur 19 lokacione u mbyllën te kesaj poliklinike.
Per kete rast ishte intervistuar edhe Hyseni. /Gazeta Shneta/





