Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës gjatë ditës së djeshme janë kryer gjithsej 3,554 analiza laboratorike për 258 pacientë.
Përveç laboratorit, aktiviteti ditor i spitalit përfshinte edhe 15 operime të kryera gjatë ditës, si dhe 456 vizita specialistike nëpër repartet e ndryshme.
Në 24 orët e fundit janë pranuar 39 pacientë, ndërsa mesatarisht 164 kanë qenë të shtrirë për trajtim, transmeton Gazeta Shneta.
Në repartin e lindjeve janë regjistruar katër lindje, të gjitha fëmijë të gjinisë mashkullore.
Në shërbimin e dializës janë kryer 29 procedura, ndërsa radiologjia ka realizuar 88 ekzaminime me rëntgen, 39 me ultrazë dhe 14 rezonanca magnetike.
Në kardiologji janë kryer 14 ekokardiografi dhe 8 teste ergometrike, ndërsa janë realizuar edhe 7 gastroskopi. Brenda ditës janë ofruar gjithashtu 40 shërbime të fizioterapisë./Gazeta Shneta/




