Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Parlamenti i Zvicrës kërkon të inkurajojë punën pas moshës 65-vjeçare

Lajme 03/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Parlamenti zviceran ka miratuar dy mocione që synojnë të nxisin qytetarët të vazhdojnë punën edhe pas moshës së pensionit. Këshilli Kombëtar votoi të rrisë pragun e të ardhurave mbi të cilin punëtorët mbi 65 vjeç paguajnë kontribute në AVS, nga 16,800 franga në 21,800 franga.

Sipas mbështetësve, masa do të ulë barrën e kontributeve për të moshuarit që punojnë dhe do t’u mundësojë atyre të përfitojnë një pension më të lartë kur të ndalojnë punën.

Një mocion i dytë kërkon rritjen e shtesës së pensionit për personat që zgjedhin të pensionohen më vonë, ndërsa penalitetet për pensionimin e parakohshëm të mbeten ose të rriten. Qëllimi është të bëhet pensionimi i parakohshëm më pak i favorshëm.

Mocionet u kundërshtuan nga e majta, e cila i konsideron masat të padrejta dhe të panevojshme, duke paralajmëruar se disa persona me të ardhura të ulëta ose profesione të lodhshme mund të detyrohen të punojnë më gjatë.

Edhe Këshilli Federal preferonte t’i trajtonte këto ndryshime brenda reformës së gjerë AVS2030, e cila pritet të prezantohet në pranverë. Megjithatë, shumica parlamentare kërkon zbatim të shpejtë, pa pritur reformën e re.

Qeveria ka konfirmuar se nuk planifikon rritjen e moshës ligjore të pensionit mbi 65 vjeç./albinfo.ch

Artikulli paraprakForca muskulore dhe gjendja fizike përmirësojnë mbijetesën te pacientët me kancer
Artikulli i rradhës Nga trajtimi i sëmundjes te kujdesi për shëndetin: Transformimi i mjekësisë moderne

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.