Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka publikuar raportin ditor të shërbimeve, ku rezulton se 152 pacientë janë të shtrirë aktualisht në repartet e spitalit.
Gjatë ditës së djeshme janë kryer 462 vizita specialistike, ndërsa 47 persona kanë kërkuar trajtim spitalor dhe janë pranuar për shërim.
Në maternitet është regjistruar një lindje, një vajzë, përcjell Gazeta Shneta.
Në sallat operative janë zhvilluar 12 ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa në njësinë e dializës janë realizuar 38 seanca për pacientët me insuficiencë renale.
Shërbimet diagnostike përfshijnë 108 ekzaminime me rëntgen, 53 me ultrazë, si dhe 13 rezonanca magnetike (MRI). Po ashtu janë kryer 9 ehokardiografi, 6 ergometri dhe 2 gastroskopi.
Në repartin e rehabilitimit, gjatë ditës janë ofruar 60 shërbime fiziatrike./Gazeta Shneta/




