Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OSK mban Kuvendin e rregullt, miraton raportet dhe planet për vitin 2026

Lajme 09/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë ditës së sotme, Oda e Stomatologëve të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Kuvendit, ku janë miratuar një sërë vendimesh që përcaktojnë drejtimin e punës së institucionit.

Sipas njoftimit, kuvendi ka miratuar raportin gjashtëmujor të punës së organeve të OSK-së për periudhën janar–qershor 2025, si dhe raportin financiar për të njëjtën periudhë, duke vlerësuar zbatimin e objektivave dhe transparencën buxhetore, raporton Gazeta Shneta.

Po ashtu, është aprovuar projektbuxheti dhe plani i punës për vitin 2026, të cilat synojnë avancimin e mëtejshëm të shërbimeve dhe rritjen e efikasitetit organizativ.

Tutje, pjesë e rëndësishme e punimeve ishte edhe shqyrtimi i plotësim-ndryshimeve të akteve normative, me qëllim të përmirësimit të funksionimit të organeve dhe të komisioneve të përhershme të Odës.

Ndër vendimet kryesore, Kuvendi miratoi Statutin e përditësuar të OSK-së, i cili ka qenë më herët në diskutim publik, duke i mundësuar komunitetit të stomatologëve të kontribuojë me komente dhe sugjerime.

Ky statut i ri është harmonizuar me Ligjin për Profesionistët Shëndetësorë dhe përfaqëson një avancim të rëndësishëm në mbrojtjen e interesave të stomatologëve, duke synuar rritjen e transparencës dhe funksionalitetit institucional.

“Këto vendime pasqyrojnë përkushtimin e OSK-së për të qenë një institucion modern, transparent dhe mbështetës ndaj çdo stomatologu në vend. Ne po ndërtojmë baza më të forta ligjore e profesionale për të garantuar standarde më të larta të shërbimeve dhe zhvillim të qëndrueshëm të profesionit,” u tha gjatë mbledhjes nga përfaqësues të Odës./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak57-vjeçarja në Vlorë ndërron jetë pas ndërhyrjes kirurgjikale, policia heton shkaqet
Artikulli i rradhës Mbylljet e shkollave gjatë pandemisë lidhen me probleme të shëndetit mendor tek fëmijët

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.