Spitali i Përgjithshëm ka publikuar raportin e shërbimeve të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, ku sipas të dhënave, në bllokun operativ janë kryer 11 ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa në laborator janë shërbyer 264 pacientë, të cilët kanë përfituar afërsisht 3,600 analiza.
Gjatë kësaj periudhe, janë realizuar edhe 430 vizita specialistike, ndërsa 29 pacientë janë shtruar për trajtim, duke e çuar në 161 numrin e pacientëve që po marrin kujdes spitalor, përcjell Gazeta Shneta.
Në shërbimet diagnostike janë kryer 87 Rëntgen, 40 ultrazë, 9 ekokardiografi, si dhe procedurat funksionale: 5 ergometri dhe 5 gastroskopi. Po ashtu, është regjistruar një lindje.
Në repartin e dializës janë kryer 35 trajtime, ndërsa në Fizioterapi janë ofruar 58 shërbime fiziatrike./Gazeta Shneta/




