Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shtresave të ulëta dhe mjegull.
Mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë për shkak të prezences së vazhdueshme të mjegullës në zonat më të ulëta.
Dita vende-vende me diell e në disa rajone mjegulla nuk do të vazhdojë të mbetet edhe orëve të ditës.
Si zakonisht në këto raste më nxehtë pritet të jetë në viset kodrinore-malore se në viset më të ulëta.
Temperatura nga -4 minimale deri në 7 gradë Celsius ajo maksimale./MeteoBallkan/




