Akseleratori 2.7 milionësh në Onkologji u përurua nga kryeministri në detyrë Albin Kurti në ditën e parë të fushatës për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti sot mori pjesë në përurimin e akseleratorit të tretë të vendosur në bunker në Klinikën e Onkologjisë në QKUK, shkruan Gazeta Shneta.
Ky akselerator i ka kushtuar buxhetit të SHSKUK-së rreth 2.7 milionë Euro. Kompania e shpërblyer me kontratë është “Medica”. Kjo kompani ka qenë e kontraktuar edhe për dy akseleratorët e parë të cilët kanë kushtuar rreth 3 milionë Euro.
Kurti gjatë përurimit të sotëm e ka falënderuar operatorin ekonomik. Por kjo nuk është hera e parë.
Kryeministri në detyrë edhe në vitin 2023 kur e kishte përuruar akseleratorin e dytë e kishte promovuar kompaninë “Medica”. /Gazeta Shneta/




