Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme janë kryer 3,080 analiza laboratorike për 235 pacientë.
Sipas të dhënave, gjatë së njëjtës ditë janë realizuar edhe 423 vizita specialistike, ndërsa 28 pacientë janë pranuar për trajtim spitalor.
Aktualisht, në këtë institucion janë të shtrirë 179 pacientë.
Në kuadër të shërbimeve mjekësore, janë kryer 12 operime, 38 seanca dialize, si dhe ekzaminime diagnostike, përfshirë 78 rëntgen, 48 ultrazëra, 8 ergometri, 22 ekokardiografi dhe 6 gastroskopi. Janë ofruar edhe 50 shërbime fiziatrike.
Gjatë ditës së djeshme janë shënuar tre lindje, ku kanë lindur dy djem dhe një vajzë./Gazeta Shneta/




