Shoqata Down Syndrome Kosova ka njoftuar se Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, edhe këtë vit ka dhuruar dhurata për fëmijët me Sindromën Down.
Sipas njoftimit, dhuratat janë pritur me shumë gëzim dhe entuziazëm nga fëmijët, duke sjellë momente të veçanta gjatë festave të fundvitit.
“Edhe këtë herë, Zyra e Presidentes ka sjellë dhurata, të cilat fëmijët po i presin me shumë gëzim dhe entuziazëm. Këto momente të vogla po mbushin magjinë e festave dhe ngrohin zemrat e të gjithëve në komunitetin tonë”, thuhet në njoftimin e Down Syndrome Kosova.



