Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

18 fëmijë me fruth në një vit në Shqipëri, ISHP: Vaksinoni fëmijët, mos iu rrezikoni shëndetin dhe jetën

Lajme 29/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pas rastit të konfirmuar me fruth tek një fëmijë 3-vjeçar në Tiranë, Instituti i Shëndetit Publik u bën thirrje prindërve të mos shmangin vaksinimin.

Rovena Daja, përgjegjëse e programimit të vaksinimit në ISHP, deklaron se e vetmja mënyrë për të parandaluar prekjen nga fruthi është vaksinimi. Por, shtyrja në kohë e vaksinës nga frika e autizimit apo dhe refuzimi total i saj nga prindërit ka bërë që 18 fëmijë gjatë 2025 të preken nga fruthi, shkruan A2.

Nuk kanë munguar rastet e rënda nga kjo sëmundje shumë ngjitëse, por për fat të mirë nuk ka patur humbje jete. Instituti i Shëndetit Publik deklaron se pas hetimit të rastit të fundit nuk kanë rezultuar persona të tjerë të prekur nga fruthi.

Prindërit e fëmijës ishin të vaksinuar, ndërsa i mituri, i pavaksinuar, nuk frekuentonte çerdhe apo kopsht.

Sipas kalendarit të detyruar, vaksina e fruthit bëhet kur fëmija mbush 1 vjeç dhe në vitin e pestë të jetës. Por, vitet e fundit vaksinimi me dozën e parë ka rënë ndjeshëm në 73% dhe mbulesa me dozën e dytë është larg nivelit 95% që duhet për të ndaluar përhapjen e fruthit, sipas rekomandimeve të OBSH. (A2 Televizion)

Artikulli paraprakPas pandemisë, përmirësohet shëndeti mendor i nxënësve
Artikulli i rradhës SHBA ul ndihmën humanitare për OKB-në në 2 miliardë dollarë, Trump kërkon reforma

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.