Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Spitali “Medical Center” i Lutfi Dervishit gjobitet për mungesë të anesteziologut dhe shkelje të Ligjit

Lajme 09/01/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Spitali Special “Medical Center” që është në pronësi të urologut të njohur Lutfi Dervishit është gjobitur nga Inspektorati Shëndetësor për shkelje të rënda të Ligjit për Shëndetësi.

Gjatë inspektimit në këtë klinikë, janë evidentuar se 70 për qind e stafit nuk kanë qenë prezent. Madje, në vendim thuhet se aty mungonte edhe anesteziologu. Sipas Vendimit që ka siguruar Insajderi, spitali i Lutfi Dervishit, i cili ishte i hetuar nërastin “Medicus”, është gjobitur me 4 mijë euro.

Inspektorati Shëndetësor i Kosovës ka gjobitur me 4 mijë euro Spitalin Special “Medical Center SH.P.K” në Graçanicë, pas konstatimit të shkeljeve serioze ligjore në ushtrimin e veprimtarisë shëndetësore, pavarësisht faktit se institucioni posedon licencë valide deri në vitin 2028.

Sipas vendimit zyrtar të datës 10 dhjetor 2024, klinika ka ushtruar veprimtari në kundërshtim me kushtet e përcaktuara në licencë dhe standardet ligjore, duke mos i përmbushur kërkesat bazë për sigurinë e pacientëve.

Në arsyetimin e vendimit, Inspektorati Shëndetësor thekson se ligji lejon funksionimin e institucioneve shëndetësore vetëm nëse plotësohen kushtet specifike profesionale, kadrovike dhe organizative.

Në dokument thuhet qartë se klinika ka shkelur Ligjin për Shëndetësi, pasi ka ushtruar veprimtari pa i përmbushur këto kushte:

“Institucioni shëndetësor ka ushtruar veprimtari pa përmbushur kushtet e përcaktuara me licencë, në kundërshtim me nenin 94 të Ligjit Nr. 04/L-125 për Shëndetësi, si dhe nenet 40 dhe 42 të këtij ligji”, thuhet në vendim.

Mungesë e anesteziologut gjatë procedurave

Një nga gjetjet më shqetësuese të inspektimit lidhet me mungesën e anesteziologut gjatë ofrimit të shërbimeve, çka përbën rrezik serioz për sigurinë e pacientëve, sidomos në ndërhyrjet kirurgjikale.

“Gjatë inspektimit është konstatuar se shërbimi i anesteziologjisë nuk është ofruar në përputhje me kërkesat ligjore, për shkak të mungesës së anesteziologut në orarin dhe format e përcaktuara.”

Sipas Inspektoratit, ofrimi i shërbimeve pa praninë e profesionistëve kyç shëndetësorë përbën shkelje të rëndë të standardeve profesionale dhe ligjore.

Raporti i inspektimit evidenton edhe probleme serioze në mbajtjen e dokumentacionit zyrtar, përfshirë regjistrat e sallës operative dhe evidencat për procedurat e kryera.

“Nuk janë mbajtur në mënyrë të rregullt regjistrat dhe evidencat e detyrueshme për procedurat mjekësore, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.”

Sipas ekspertëve të shëndetësisë, mungesa e dokumentimit e bën të pamundur gjurmimin e procedurave dhe rrit rrezikun për keqtrajtime dhe komplikime mjekësore.

Për këto shkelje, Inspektorati Shëndetësor ka shqiptuar një gjobë prej 4,000 euro, e cila duhet të paguhet brenda 15 ditëve nga pranimi i vendimit. Në rast të mospagimit, parashihet përmbarim i detyrueshëm.

Spitali Special “Medical Center SH.P.K” edhe pse e quan vendim pa bazë, kanë paguar gjobën e shqiptuar.

Në një përgjigje për Insajderin, Spitali Special “Medical Center SH.P.K” ka kundërshtuar gjetjet e Inspektoratit Shëndetësor lidhur me gjobën e shqiptuar në dhjetor të vitit 2024, duke e cilësuar vendimin si të pabazuar dhe të padrejtë.

Sipas klinikës, në ditën e inspektimit anesteziologu nuk ka qenë i pranishëm për shkak se kishte marrë leje të rregullt.

“Në ditën e inspektimit, anesteziologu nuk ka qenë prezent në objekt për arsye se kishte marrë leje të rregullt, pasi në atë kohë nuk ka pasur asnjë pacient të shtrirë në spital dhe nuk është kryer asnjë procedurë që do të kërkonte praninë e tij. Theksojmë se stafi tjetër profesional ka qenë i pranishëm dhe në gatishmëri të plotë, sipas rregullave dhe standardeve në fuqi”

Sa i përket pagesës së gjobës, klinika sqaron se ajo është kryer jo si pranim i shkeljes, por për arsye praktike, me qëllim shmangien e procedurave të gjata administrative./Insajderi/

Artikulli paraprakSHBA ndryshon udhëzimet ushqimore: Fokus tek ushqimet natyrale, mishi dhe bulmeti
Artikulli i rradhës Kushtetuesja i rrëzon 12 ligje të Qeverisë Kurti, ndër to edhe Ligjin për Sigurime Shëndetësore

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.