Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

AUV do të tërheq qumështin e foshnjave “Nestle-NAN”, QKUK vazhdon ta servojë në Neonatologji

Lajme 12/01/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

AUV ka njoftuar se do ta tërheq nga tregu qumështin formulë “NAN” pas njoftimit të prodhuesit “Nestle” për tërheqje vullnetare të disa loteve të këtij produkti. I njëjti përdoret edhe në QKUK, por nga ky institucion kanë thënë se nuk e kanë tërhequr nga servimi në Klinikën e Neonatologjisë.

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka filluar gjurmimin dhe do të bëj tërheqjen e qumështit “NAN” për arsye sigurie, pas njoftimit nga prodhuesi “Nestle” se disa lote të këtij produkti mund të përbajnë substancën toksike cereulide, shkruan Gazeta Shneta.

“NAN” dhe disa formula tjera të “Nestle” si “SMA” dhe “BEBA” janë tërhequr në shumë vende të botës për arsye sigurie derisa të konfirmohet (mos)prania e substancës.

AUV në një deklaratë për Gazetën Shneta ka bërë të ditur se inspektorët tashmë kanë filluar gjurmueshmërinë e këtyre mallrave dhe më pas do të bëhet edhe tërheqja e tij nga tregu.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë duke pasur parasysh njoftimin që ka marrë nga kompania AULONI SHPK, se Nestlé ka iniciuar një tërheqje vullnetare paraprake të disa loteve të formulave për foshnje nga brendi NAN, si masë sigurie, AUV ka caktuar menjëherë inspektorët e saj për të bërë gjurmueshmërinë e mallrave. AUV mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë ushqimore dhe në ofrimin e produkteve që janë në përputhje me standardet evropiane, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve”, thuhet në një përgjigje nga AUV.

E ndonëse bota është alarmuar për mos përdorimin e këtij produkti, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ky qumështë formulë vazhdon t’u servohet foshnjave në Klinikën e Neonatologjisë. Kjo është konfirmuar nga vet QKUK.

“Ju njoftojmë se qumështi formulë i prodhuesit Nestlé, konkretisht marka “Nan”, përdoret në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK për nevoja klinike, në përputhje me procedurat dhe standardet përkatëse. Sa i përket njoftimeve për tërheqje të produkteve nga tregu, operatori ekonomik për furnizim me qumësht pluhur “Nan” na ka konfirmuar zyrtarisht se furnizimi i realizuar gjatë vitit 2024 për institucionin tonë nuk ka qenë i dyshuar për praninë e ndonjë substance të cereulidës apo ndonjë toksine tjetër”, kanë deklaruar nga QKUK.

Sipas QKUK-së, kompania furnizuese i ka identifikuar qartë produktet që kanë qenë objekt i thirrjes për tërheqje nga tregu.

“Gjithashtu, kompania furnizuese ka identifikuar qartë produktet që kanë qenë objekt i thirrjes për tërheqje nga tregu dhe na ka siguruar se asnjë nga këto produkte nuk ka qenë pjesë e furnizimit për Klinikën e Neonatologjisë në QKUK. Operatori ekonomik na ka konfirmuar se furnizimi i kryer për institucionin tonë ka qenë në përputhje të plotë me standardet e sigurisë ushqimore dhe se nuk ka pasur asnjë rrezik për pacientët.

QKUK është në komunikim të vazhdueshëm me institucionet dhe operatorët përkatës për çdo çështje që lidhet me sigurinë e produkteve mjekësore dhe ushqimore”, kanë deklaruar nga QKUK.

Sipas “Reuters” të paktën 37 shtete, përfshirë shumicën e vendeve evropiane, si dhe Australinë, Brazilin, Kinën, Meksikën dhe Afrikën e Jugut, kanë lëshuar paralajmërime shëndetësore lidhur me formulat për foshnja, të cilat mund të jenë të kontaminuara. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNis sot gjysmëvjetori i dytë në shkolla, me përjashtim të disa komunave
Artikulli i rradhës Boronicat e ngrira janë më të shëndetshme se ato të freskëtat

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm në Pejë apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.