Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

IKSHPK tregon për situatën me ujin e pijshëm pas vërshimeve: Ku mund të pihet, ku nuk rekomandohet të pihet

Lajme 12/01/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka bërë një përditësim mbi situatën e ujit të pijshëm në vend pas vërshimeve të fundit.

Sipas raportit të IKSHPK-së, në rajonin e kryeqytetit cilësia e ujit të pijshëm është brenda standardeve të lejuara, ndërsa uji nuk rekomandohet për pije në Vragoli dhe Miradi të Poshtme.

Ndërkohë, në Han të Elezit, ujësjellësi qendror me burim në Dimcë ka një nivel të lartë turbullire, prandaj uji përdoret vetëm për nevoja teknike dhe nuk është i pijshëm.

Një situatë e ngjashme është edhe në Mbivada, ku për shkak të turbullirës së rritur uji përdoret vetëm për qëllime teknike, ndërsa në Deçan dhe Klinë, për shkak të turbullirës së lartë, uji nuk rekomandohet për pije dhe përdoret vetëm për nevoja teknike.

Gjithashtu, në lokalitetet Hoçë e Madhe, Opterushë, Zaqishtë, Demjan dhe Gërçinë janë evidentuar vlera të rritura të turbullirës, prandaj uji nuk konsiderohet i pijshëm.

Edhe në Malishevë, për shkak të rritjes së turbullirës, uji përdoret vetëm si ujë teknik dhe nuk rekomandohet për pije.

Komunikata e plotë nga IKSHPK-ja

Përditësimi i IKSHPK-së për situatën me ujin e pijshëm në vend:

Situata me ujin e pijshëm – 12 janar 2026

Rajoni i Prishtinës

Në fabrikat për trajtimin e ujit në Shkabaj, Badoc dhe Batllavë. cilësia e ujit të pijshëm është brenda standardeve të lejuara.

Në Drenas/Bivolak, fabrika aktualisht punon me kapacitet të zvogëluar, megjithatë cilësia e ujit mbetet brenda standardeve të lejuara për konsum.

Në Lipjan dhe Kuzmin, cilësia e ujit është brenda standardeve të lejuara.

Në Vragoli dhe Miradi e Poshtme, uji nuk rekomandohet për pije.

Rajoni i Mitrovicës

Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj, si dhe në komunat veriore cilësia e ujit është brenda standardeve të lejuara.

Rajoni i Ferizajt

Në qytetin e Ferizajt, cilësia e ujit është brenda standardeve për ujë të pijshëm.

Në Han të Elezit, ujësjellësi qendror me burim në Dimcë paraqet nivel të lartë turbullire; për këtë arsye, uji përdoret vetëm për nevoja teknike dhe nuk rekomandohet për pije.

Rajoni i Gjilanit

Në qytetin e Gjilanit, uji është brenda standardeve për konsum.

Rezervuarët Prilepnicë dhe Bajë paraqesin parametra fiziko-kimikë brenda standardeve të parapara për ujë të pijshëm.

Në Kamenicë dhe Viti, cilësia e ujit mbetet brenda standardeve të lejuara.

Rajoni i Pejës

Në qytetet Pejë dhe Istog, si dhe në zonën Vrellë/Istog, cilësia e ujit është brenda standardeve për ujë të pijshëm.

Në Mbivada, për shkak të turbullirës së rritur, uji përdoret vetëm për nevoja teknike.

Në Junik, uji është brenda standardeve.

Në Deçan dhe Klinë, për shkak të turbullirës së lartë, uji nuk rekomandohet për pije dhe përdoret vetëm për qëllime teknike.

Rajoni i Gjakovës

Furnizimi me ujë nga rrjeti i KRU Gjakova është i sigurt për konsum.

Në lokalitetet Hoçë e Madhe, Opterushë, Zaqishtë, Demjan dhe Gërçinë janë evidentuar vlera të rritura të turbullirës, prandaj uji nuk konsiderohet i pijshëm.

Rajoni i Prizrenit

Burimi i ujit nga “40 bunarët” në qytetin e Prizrenit brenda standardeve të lejuara për ujë të pijshëm.

Suharekë ende është problem furnizimi në fshatrat e përmbytura si Semetisht, Studençan dhe Nëpërbisht. Pjesa tjetër e furnizimit përmes KRU Hidroregjioni Jugur vijon normalisht.

Në Malishevë, për shkak të rritjes së turbullirës, përdoret vetëm si ujë teknik dhe nuk rekomandohet për pije.

Në Dragash, cilësia e ujit është brenda standardeve të lejuara.

 

 

Artikulli paraprakNjë test i thjeshtë gjaku mund ta parashikojë sëmundjen e Crohn-it vite para shfaqjes së simptomave
Artikulli i rradhës Mbretëria e Bashkuar heton platformën X të Musk mbi përmbajtjet e papërshtatshme

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.