Gjatë 24 orëve të fundit, Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka kryer 114 rëntgen. Shërbimi i Radiologjisë ka ofruar ekzaminime për pacientët qk kanë kërkuar ndihmë në këtë institucion shëndetësor.
Në të njëjtën ditë, spitali ka kryer gjithashtu një numër të lartë shërbimesh të tjera: 3,837 analiza laboratorike për 294 pacientë, 471 vizita specialistike, 43 pranime të reja, 13 operime, 32 dializa, 51 ultra-zëra, 15 MRI, 13 ehokardiografi, 7 ergometri, 6 gastroskopi dhe 30 shërbime fiziatrike.
Aktualisht, në spital janë të shtrirë 224 pacientë, ndërsa dje janë regjistruar 3 lindje, të gjithë djem./Gazeta Shneta/



