Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vetëm pesë minuta më shumë aktivitet fizik mund të rrisin jetëgjatësinë

Lajme 15/01/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dy studime të reja tregojnë se ndryshime të vogla në aktivitetin e përditshëm dhe stilin e jetesës mund të ndikojnë ndjeshëm në jetëgjatësinë.

Rezultatet tregojnë 

Pesë minuta shtesë ecje në ditë lidhet me ulje prej 10% të vdekjeve tek adultët tashmë aktivë.

Pesë minuta aktivitet shtesë për personat më pak aktivë lidhet me ulje prej 6% të vdekjeve, ndërsa 10 minuta shtesë me 9% ulje.

Reduktimi i 30 minutave ulur çdo ditë lidhet me parandalimin e 7% të vdekjeve, ndërsa një orë ulur lidhet me 13% ulje të mortalitetit.

Një analizë e dytë sugjeron se pesë minuta më shumë gjumë dhe një gjysmë porcion më shumë perime çdo ditë mund të shtojnë një vit jetëgjatësi tek personat me zakone më të këqija. Sipas studimit, kombinimi i 7–8 orë gjumë, 40+ minuta aktivitet fizik të moderuar deri në të fortë dhe një dietë e shëndetshme mund të lidhet me 9 vjet më shumë jetë dhe shëndet të mirë krahasuar me ata që kanë zakone më të këqija.

Studimet u bazuan në të dhëna nga mbi 135,000 të rritur në Norvegji, Suedi, SHBA dhe UK Biobank, të ndjekur për tetë vjet.

Ekspertët nënvizojnë se ndryshimet e vogla, të realizueshme çdo ditë – ecje, punë shtëpie, kopshtari ose pak ndryshime në dietë dhe gjumë – mund të kenë efekt të dukshëm në shëndetin afatgjatë./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakIncident në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë, sulmohet fizikisht infermierja dhe dy punonjës të tjerë
Artikulli i rradhës Presioni i lartë i gjakut rrit rreziqet gjatë shtatzënisë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.