Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rreth 900 pacientë u trajtuan gjatë vikendit në Emergjencën e QKUK-së

Lajme 19/01/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë ditëve të vikendit, Qendra Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës  ka trajtuar rreth 900 pacientë, duke u përballur me një ngarkesë të madhe pune.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe janë realizuar 194 raste reanimimi, 302 trajtime internistike, 183 raste ortopedike, 137 raste kirurgjike, si dhe 33 intervenime të vogla.

Po ashtu, 61 raste kanë qenë pacientë të aksidentuar, përcjell Gazeta Shneta.

Të gjitha shërbimet janë ofruar nga ekipet e mjekëve specialistë dhe infermierëve të Qendrës Emergjente, të cilët kanë qenë në gatishmëri të vazhdueshme për trajtimin e rasteve urgjente.

Nga QKUK bëhet e ditur se një pjesë e konsiderueshme e pacientëve janë paraqitur drejtpërdrejt në Qendrën Emergjente, duke anashkaluar shërbimet shëndetësore parësore dhe dytësore.

Në këtë kontekst, Qendra Klinike Universitare e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që rastet jo emergjente të drejtohen fillimisht në qendrat e mjekësisë familjare apo në spitalet rajonale, në mënyrë që Qendra Emergjente të mbetet e rezervuar për rastet serioze dhe kërcënuese për jetën.

Sipas QKUK-së, bashkëpunimi i qytetarëve është thelbësor për të siguruar ofrimin e kujdesit shëndetësor në kohë për pacientët që janë në rrezik të drejtpërdrejtë për jetën./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakGjendet pa shenja jete një grua në Fushë Kosovë
Artikulli i rradhës Pesë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve në Polici

Ju sugjerojmë

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.