Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka marrë 50 shtretër të rinj nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK).
Sipas njoftimit furnizimi është realizuar në dy dërgesa, me nga 25 shtretër secila, përcjell Gazeta Shneta.
Nga këta, 20 shtretër janë për Shërbimin e Hemodializës dhe është përfshirë edhe një shtrat i veçantë për vendosjen e katetrave venoze.
Disa nga shtretërit e rinj, të vendosur në repartet e tjera, kanë mekanizëm ngritje/ulje dhe dyshekë modernë.
Furnizimi pritet të vazhdojë gjatë vitit 2026 për të kompletuar të gjitha repartet./Gazeta Shneta/




