Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF) ka shprehur shqetësim të thellë dhe indignim lidhur me raportimet në media se një individ dyshohet se ka ofruar barna për “shërimin” e fëmijëve me autizëm, duke e cilësuar këtë veprim si të rrezikshëm dhe të paligjshëm.
Në reagimin e tij publik, KOMF ka ngritur alarmin dhe u ka bërë thirrje institucioneve të rendit dhe drejtësisë që të veprojnë urgjentisht, duke zbatuar legjislacionin në fuqi për të ndaluar dhe ndëshkuar praktika të tilla që rrezikojnë drejtpërdrejt shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve.
Sipas KOMF-it, përhapja e pretendimeve të pabazuara shkencërisht se autizmi mund të “shërohet” përbën jo vetëm mashtrim, por edhe rrezik serioz për fëmijët dhe familjet e tyre.
“Promovimi i premtimeve mashtruese shkakton dëm direkt: krijon pritshmëri joreale, shton stigmatizimin e fëmijëve dhe presionin mbi familjet e tyre, dhe nxit keqkuptim për nevojat reale të fëmijëve me autizëm,” thuhet në reagim.
Reagimi i plotë:




