Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Zbulimi i hershëm i kancerit të qafës së mitrës, kyç për trajtim të suksesshëm – Intervistë me Dr. Memli Morina, obstetër- gjinekolog

Lajme 23/01/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zbulimi i hershëm i kancerit të qafës së mitrës mund të shpëtoj jetë dhe e bën trajtimin më pak invaziv, thotë Dr. Memli Morina, obstetër-gjinekologe. Sipas tij, shumë gra në Kosovë nuk kryejnë kontrollin e rregullt gjinekologjik, edhe pse sëmundja në fazat e hershme nuk jep simptoma. Dr. Memli rekomandonë PAP testin dhe kolposkopinë si mënyrat kryesore për diagnostikim dhe parandalim. Vaksina HPV, e aplikuar te moshat 12-13 vjeçare, është gjithashtu shumë efektive, por nuk zëvendëson kontrollet periodike.

Intervista e plotë:

Shneta: Çfarë është kanceri i qafës së mitrës dhe sa i përhapur është tek gratë në Kosovë?

Dr. Memli: Ndonjëherë qelizat ndryshojnë dhe fillojnë të shumohen shumë shpejt dhe në mënyrë të pakontrolluar. Në këtë mënyrë e rrezikojnë organizmin. Ky proces i rritjes së pakontrolluar quhet kancer i cili mund të zbulohet në ndryshme, duke filluar nga fazat prekanceroze ose edhe kancer invaziv. Në praktikën e përditshme janë shumë të shpeshta ndryshimet prekanceroze, por edhe kancer invaziv.

Shneta:Cilat janë shkaktarët kryesorë të kancerit të qafës së mitrës?

Dr. Memli: Kanceri i qafës së mitrës shkaktohet nga një virus që quhet HPV (human papilloma virus), por që ndikimi i këtij virusi favorizohet nga faktorë tjerë si mosha që ajo grua ka filluar marrëdhëniet seksuale, kushtet socioekonomike, numri i shtatzënive, numri i partnerëve (si dhe numri i partnereve të partnerit të kësaj gruaje) etj.

Shneta: Cilat janë simptomat që mund të tregojnë praninë e hershme të kancerit të qafës së mitrës?

Dr. Memli: Fatkeqësisht, kjo sëmundje nuk jep shenja në fazat e hershme dhe kjo është arsyeja pse rekomandojmë fuqishëm kontrollin e rregullt gjinekologjik.

Shneta: Cilat janë testet më të sakta për diagnostikimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës?

Dr. Memli: Si metodë skrinimi është PAP testi si dhe kolposkopia.

Shneta: Cilat janë opsionet kryesore të trajtimit nëse një grua diagnostikohet me kancer të qafës së mitrës?

Dr. Memli: Kur zbulohet herët, mjekimi është minimalisht invaziv që nuk e rrezikon as mundësinë që ajo grua të ketë lindje dhe të bëjë jetë krejtësisht normale. Nëse sëmundja zbulohet më vonë, atëherë trajtimi duhet të jetë me operacione më radikale.

Shneta: Sa e rëndësishme është zbulimi i hershëm për suksesin e trajtimit?

Dr. Memli: Zbulimi i hershëm është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse trajtimi është më pak invaziv. Kjo është arsyeja pse e rekomandojmë që të bëhet rregullisht Pap testi ose kolposkopia.

Shneta: A mund të jetojë një grua normalisht pas trajtimit, dhe a mund të ketë fëmijë?

Dr. Memli: Patjetër, nëse zbulohet herët, pas trajtimit ajo grua mund të ketë fëmijë dhe të jetojë normalisht.

Shneta. Çfarë mund të bëjnë gratë për të ulur rrezikun e kancerit të qafës së mitrës në jetën e përditshme?

Dr. Memli: E rekomandoj fuqishëm kontrollin e rregullt gjinekologjik dhe PAP testin e kolposkopine.

Shneta: Tashmë në Kosovë po aplikohet vaksina HPV te moshat 12-13 vjecare, sa e rëndësishme është imunizimi në këtë moshë për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës më vonë?

Dr. Memli: Vaksina është shumë e efektshme në parandalimin e kancerit të qafës së mitrës, por patjetër duhet të vazhdohet me PAP testet e rregullta.

Shneta: Sipas përvojës suaj, cili është gabimi më i zakonshëm që pacientet bëjnë në lidhje me kancerin e qafës së mitr

Dr. Memli: Pyetje shumë e mirë! Disa paciente më thonë se nuk e kam blrë Pap testin, sepse s’kisha ndonjë problem. Duhet pasur parasysh që sëmundja në fazat e hershme nuk jep shenja dhe është PAP testi që i zbulon ndryshimet qelizore dhe në fazat e hershme mjekimi i këtyre ndryshimeve është shumë i lehtë pa lejuar që sëmundja të avancojë./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPër herë të parë një person me karrocë shkon në hapësirë
Artikulli i rradhës Mbi 100 të shoqëruar në Polici për manipulim me vota në Prizren

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.