Disa produkte të qumështit për foshnja janë tërhequr nga tregu nga kompanitë Nestlé, Danone dhe Lactalis, pas dyshimeve për kontaminim me një toksinë që mund të shkaktojë të vjella dhe probleme në stomak.
Sipas Euronews kontaminimi lidhet me një përbërës të përdorur në formula për foshnja, i furnizuar nga një kompani në Kinë, përcjell Gazeta Shneta.
Lactalis ka tërhequr disa lote të markës Picot të shpërndara në disa vende, ndërsa Danone ka tërhequr një lot para se produkti të dilte në treg. Nestlé ka nisur tërheqjen e produkteve në mbi 60 vende, përfshirë marka të njohura të qumështit për foshnja.
Kompanitë kanë bërë të ditur se deri tani nuk janë raportuar raste të sëmundjeve te foshnjat nga këto produkte, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën./Gazeta Shneta/




