Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kutllovci: Ankthi nuk është dobësi, por gjendje shëndetësore që kërkon mirëkuptim

Lajme 24/01/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ankthi vazhdon të mbetet një nga çrregullimet më të keqkuptuara në shoqëri. Dr. Faton Kutllovci, psikiatër dhe drejtor i Klinikës së Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka theksuar se ankthi nuk është “gjë në kokë” dhe as mungesë force, por një gjendje reale që ndikon drejtpërdrejt në trup dhe mendje.

Në një reagim publik, ai sqaron se shumë persona përjetojnë simptoma fizike shqetësuese, si rrahje të shpejta të zemrës, shtrëngim në gjoks, marramendje, lodhje apo vështirësi në frymëmarrje, çka i shtyn të kërkojnë ndihmë mjekësore te specialitete të ndryshme. Sipas tij, këto shenja janë të vërteta dhe nuk duhen nënvlerësuar, përcjell Gazeta Shneta.

Dr. Kutllovci vëren se në rastet kur ekzaminimet mjekësore rezultojnë normale, ndërsa simptomat vazhdojnë, shkaku shpesh lidhet me ankthin, i cili buron nga një gjendje e vazhdueshme alarmi në tru. Ai thekson se trajtimi duhet të jetë i individualizuar dhe se jo çdo rast kërkon përdorim të medikamenteve.

Megjithatë, kur ankthi bëhet i shpeshtë dhe ndërhyn në cilësinë e jetës, trajtimi me ilaçe është pjesë e kujdesit shëndetësor dhe nuk duhet parë si turp. Ai shton se medikamentet ndihmojnë në rikthimin e ekuilibrit neurokimik dhe përdoren për një periudhë të kufizuar kohore.

Në fund, drejtori i Klinikës së Psikiatrisë në QKUK apelon që kërkimi i ndihmës profesionale të shihet si akt force dhe përgjegjësie ndaj vetes.

Postimi i plotë:

ANKTHI TA KUPTOJMË PA STIGMË

Ankthi nuk është dobësi.
Nuk është mungesë force dhe as “gjë në kokë”.
Është frikë nga e ardhmja që shfaqet shpesh dhe prek trupin dhe mendjen njëkohësisht.

Shumë njerëz, për shkak të simptomave trupore si rrahje zemre, shtrëngim në gjoks, marramendje, lodhje apo frymëmarrje të vështirë, vizitojnë kardiologun, internistin apo neurologun.
Këto simptoma janë reale, jo të imagjinuara.

Kur simptomat vazhdojnë dhe të gjitha ekzaminimet e analizat laboratorike dalin normale, shpesh pas tyre qëndron ankthi.
Jo sepse personi është i dobët, por sepse truri ka mbetur në gjendje alarmi.

-Jo çdo ankth ka nevojë për ilaçe.
Por kur ankthi përsëritet dhe nuk të lejon të jetosh i qetë, trajtimi me ilaçe është kujdes shëndetësor, jo turp.

– Ilaçet ndihmojnë duke rregulluar neurokiminë e trurit dhe duke i dhënë trupit kohë të qetësohet.

-Trajtimi nuk është përjetë, por për një periudhë të caktuar, derisa ekuilibri të rikthehet.

🩺 Të kërkosh ndihmë është forcë.
Të trajtohesh është kujdes për veten.

Dr. Faton Kutllovci, dr sci Psikiatër

Artikulli paraprakParashikimi i motit për sot
Artikulli i rradhës Fëmijë 9–10 vjeç përdorin drogë në Kosovë, 28 raste të regjistruara vitin e kaluar

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.