Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Mbretëria e Bashkuar dhe pesë vende të tjera evropiane kanë humbur statusin e vendeve pa fruth. Ky ndryshim bazohet në të dhënat e vitit 2024, që tregojnë një rritje të rasteve të infektimit.
“Përhapja e fruthit dhe sëmundjeve të tjera të parandalueshme me vaksina paraqet një kërcënim për sigurinë shëndetësore në Evropë, së bashku me rezistencën ndaj antibiotikëve dhe kërcënime të tjera emergjente,” tha një zëdhënës i OBSH/Europa.
Shtetet që humbën statusin e eliminimit të fruthit janë: Armenia, Austria, Azerbaixhani, Spanja, Mbretëria e Bashkuar dhe Uzbekistani. Disa prej tyre kanë programe të forta vaksinimi, por rënia e mbulimit vaksinal ka kontribuar në rikthimin e sëmundjes, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.
Në vitin 2024, mbi 125,000 njerëz u infektuan me fruth – dy herë më shumë se në 2023. Rënia e mbulimit vaksinal, nga 92% në 91% mes 2019 dhe 2024 në Evropë, shihet si një faktor kryesor. Në Mbretërinë e Bashkuar, mbulimi mesatar i vaksinës MMR është 84.5%, me nivelin më të ulët në Angli (83.9%).
OBSH dhe Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar, theksojnë se fëmijët duhet të vaksinohen që të jenë të mbrojtur. Dy doza të vaksinës MMR sigurojnë mbrojtje deri në 99% të të vaksinuarve. /Gazeta Shneta/




