Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OBSH bën thirrje për reforma urgjente rreth ushqimit shkollor për shkak të rritjes së obezitetit te fëmijët

Lajme 30/01/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka bërë thirrje vendeve në mbarë botën të përmirësojnë urgjentisht ushqimin në shkolla, pasi obeziteti te fëmijët po rritet me ritme alarmante. Aktualisht, një në dhjetë fëmijë në nivel global jeton me obezitet, duke e kthyer këtë problem në një kërcënim serioz për shëndetin publik.

Në udhëzimet e reja globale, OBSH thekson se ushqimi i shëndetshëm në shkolla mund të ndikojë në zakonet ushqimore të fëmijëve për gjithë jetën, shkruan burimi Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Për herë të parë, agjencia e OKB-së kërkon nga qeveritë të zbatojnë një “qasjë gjithëpërfshirëse shkollore”, që garanton se ushqimet, pijet dhe snack-et brenda shkollave dhe në mjediset përreth tyre janë të shëndetshme dhe ushqyese.

Rekomandimet vijnë në një kohë kur shumë vende po përballen me atë që OBSH e quan “barrë e dyfishtë” e kequshqyerjes: nga njëra anë rritja e obezitetit te fëmijët, dhe nga ana tjetër vazhdimi i nënushqyerjes në shumë rajone.

Në vitin 2025, rreth 188 milionë fëmijë dhe adoleshentë në moshë shkollore ishin obezë, duke tejkaluar për herë të parë numrin e fëmijëve nën peshë.

OBSH paralajmëron se obeziteti në fëmijëri rrit rrezikun për diabet, sëmundje të zemrës, kancer dhe probleme të tjera kronike në moshë madhore.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, ushqimi në shkolla ndikon drejtpërdrejt në të nxënit dhe ka pasoja afatgjata për shëndetin dhe mirëqenien.

Udhëzimet e reja rekomandojnë vendosjen e standardeve të qarta për rritjen e ushqimeve të shëndetshme dhe kufizimin e atyre me shumë sheqer, kripë dhe yndyra të dëmshme, si dhe masa për të frenuar marketingun e ushqimeve jo të shëndetshme për fëmijët. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStudim: Inteligjenca artificiale reflekton mënyrën si truri i njeriut përjeton surprizën
Artikulli i rradhës Ndalohet importi i deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.