Ministri në detyrë Arben Vitia në këto momente është në vizitë në Klinikën e Onkologjisë në QKUK.
Kjo vizitë e Vitisë ndodh në Ditën Ndërkombëtare kundër sëmundjes së kancerit, shkruan Gazeta Shneta.
Drejtori i Onkologjisë Ilir Kurtishi ka thënë se në këtë klinikë trajtohen mijëra pacientë brenda vitit.
Vitia i ka falënderuar stafin e klinikës për punën e tyre. /Gazeta Shneta/





