Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Arrestimi për dhunë i mësimdhënësit, psikologu i shkollës “Pavarësia”: U sulmua nga 10 nxënës, e bëri në vetëmbrojtje

Lajme 09/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një rast i dhunës fizike është regjistruar pasditen e sotme në shkollën fillore të mesme të ulët “Pavarësia” në Prishtinë, ku një video e publikuar në rrjete sociale shfaq një mësimdhënës duke ushtruar dhunë ndaj një nxënësi.

Pas publikimit të pamjeve, Policia e Kosovës dhe Prokuroria kanë reaguar menjëherë, ndërsa mësimdhënësi është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë.

Megjithatë, psikologu i kësaj shkolle, Nazim Mahmuti, ka dhënë një version tjetër të ngjarjes, duke pretenduar se mësimdhënësi është sulmuar nga një grup prej dhjetë nxënësish dhe se veprimi i tij ka qenë në vetëmbrojtje.

Në një deklaratë për “Zëri”, Mahmuti ka thënë se nxënësit kanë zgjedhur sallën e arsimtarëve për ta realizuar incidentin, pasi kjo hapësirë nuk është e pajisur me kamera sigurie, ndërsa sipas tij, ata kanë incizuar vetëm momentin e fundit të ngjarjes.

Ai ka sqaruar se nxënësi që shihet në video, me inicialet A.O., nuk është nxënës i mësimdhënësit në fjalë dhe se ndaj tij janë ndërmarrë më herët masa të shumta disiplinore për sjellje problematike.

Sipas Mahmutit, mësimdhënësi i teknologjisë ndodhej në shkollë duke përgatitur aktivitete për Ditën e Shkollës që pritet të shënohet më 16 shkurt, ndërsa nxënësi fillimisht e ka fyer dhe sharë atë me gjuhë të papranueshme. Pas largimit të nxënësit nga mësimdhënësi, ai është rikthyer në sallën e arsimtarëve i shoqëruar nga nëntë nxënës të tjerë, duke e sulmuar fizikisht arsimtarin.

“Ai ka reaguar në përpjekje për vetëmbrojtje, në një situatë kur u përball me një grup nxënësish. Nxënësit janë larguar dhe kanë incizuar vetëm momentin e fundit, duke krijuar një përshtypje të njëanshme për ngjarjen”, ka deklaruar Mahmuti.

Psikologu ka shtuar se nxënësi ka një dosje problematike brenda shkollës, me mungesa të shumta, vërejtje dhe sjellje të papërshtatshme ndaj stafit arsimor, ndërsa mësimdhënësi, sipas tij, konsiderohet ndër më korrektët dhe më të përkushtuarit në këtë institucion.

Artikulli paraprakIKSHPK: Furnizimi me ujë nga Liqeni i Badocit, i sigurt për pije
Artikulli i rradhës KQZ mblidhet në ora 18:00, në rend dite certifikimin e rezultatit zgjedhor

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.