Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Një infermiere humb jetën nga virusi Nipah në Indi

Lajme 13/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një punonjëse shëndetësore në Indi, e cila ishte infektuar me virusin e rrezikshëm Nipah në muajin dhjetor, ka ndërruar jetë.

Lajmi është konfirmuar nga një zyrtar i lartë shëndetësor në shtetin lindor të Bengalit Perëndimor.

Sipas Reuters, viktima ishte infermiere dhe njëra nga dy personat e infektuar në këtë shtet. Ajo po trajtohej në një spital lokal, por gjendja e saj ishte e rëndë.

Sekretari i Shëndetësisë, Narayan Swaroop Nigam, bëri të ditur se ajo ka vdekur si pasojë e arrestit kardiak.

Virusi Nipah zakonisht transmetohet tek njerëzit nga lakuriqët e natës të infektuar ose nga frutat e kontaminuara prej tyre. Sëmundja mund të shkaktojë temperaturë të lartë dhe inflamacion të trurit, ndërsa shkalla e vdekshmërisë varion nga 40 deri në 75 për qind.

India raporton herë pas here raste të izoluara me këtë virus, ndërsa shteti jugor i Keralës konsiderohet si një nga zonat me rrezik më të lartë në botë për përhapjen e tij.

Pas konfirmimit të rasteve muajin e kaluar, disa vende aziatike, përfshirë Tajlandën, Singaporin dhe Pakistanin, kanë shtuar kontrollet në aeroporte. Megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vlerësuar se rreziku i përhapjes ndërkombëtare të virusit mbetet i ulët.

Ndërkohë, edhe në Bangladesh është raportuar një rast fatal në muajin janar, sipas të dhënave të OBSH-së./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakVranët e shi për sot
Artikulli i rradhës Shkencëtarët koreano-jugorë zhvillojnë një spërkatës që ndalon gjakderdhjen e rëndë brenda sekondave

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.