Urologu Prof. Ass. Dr. Fahredin Veselaj, ka njoftuar se për herë të parë në Kosovë është realizuar operacioni TUR BT + Nephreureterectomi me një prerje.
“Për herë të parë në Kosovë realizohen operimet e kombinuara TUR BT + Nephreureterectomi me një prerje. TUR BT i shoqëruar me resekcion edhe te ureterit intramural dhe i kombinuar me nefroureterektomi lumbale shpesh kërkohet për karcinomën uroteliale të traktit të sipërm (UTUC) me kancer sinkron të fshikëzës. Procedura e fshikëzës zakonisht kryhet së pari për të menaxhuar tumorin e fshikëzës, e ndjekur nga heqja e veshkës dhe ureterit me prerje lumbale”, ka shkruar Veselaj. /Gazeta Shneta/




