Një rast i rrallë është zbuluar 27 vite pas luftës në Kosovë. Gramoz Berisha i mbijetuar i masakrës së ndodhur në Suharekë, ka mësuar se plumbi që e kishte plagosur si fëmijë gjatë luftës, ndodhej ende në trupin e tij pavarësisht se për vite me radhë ishte besuar se ai nuk ishte më aty.
Ai ishte plagosur në krahun e majtë 27 vite më parë, kur familja e tij u kap dhe u hodh në një kamion nga forcat serbe bashkë me trupat e pajetë të familjarëve të tjerë.
Sipas rrëfimit të tij, plagosja i kishte mundësuar të shtirej si i vdekur, shkruan Gazeta Shneta.
Ai, nëna e tij Vjollca dhe një familjare tjetër arritën të kërcejnë nga kamioni dhe të mbijetojnë ku nga 49 anëtarë të familjes, vetëm tre persona mbijetuan, mes viktimave ishin babai i tij Sedat, motra Dafina dhe vëllai Driloni.
Për vite me radhe, Gramozi ishte trajtuar për plagën në krahun e majtë, mjekët i kishin thënë se plumbi kishte rrëshqitur dhe nuk ndodhej më në trupin e tij ku për 27 vite ai jetoi me këtë bindje.
Tre muaj më parë, tani më që jeton në Stuttgart, ai ndjeu dhimbje të forta në krahun e djathtë, fillimisht nuk e lidhi këtë me plagën e luftës, pasi ajo kishte qenë në anën e majtë.
Pas ekzaminimeve dhe incizimeve mjekësore, mjekët zbuluan se në krahun e tij të djathtë ndodhej plumbi i marrë 27 vite më parë.
Sipas mjekëve, plumbi kishte depërtuar nga krahu i majtë në të djathtin, pa prekur asnjë organ vital./Gazeta Shneta/




