Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

AUV heq nga tregu disa formula ushqimore për foshnje me origjinë nga Polonia

Lajme 18/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka njoftuar se ka tërhequr nga tregu disa formula për foshnje, si Aptamil Pronutra 1, Pronutra 2 dhe Bebelac 1, të cilat janë me origjinë nga Polonia.

AUV bën të ditur edhe se, në bashkëpunim me kompaninë importuese, janë ndërmarrë masa të menjëhershme për tërheqjen nga tregu.

‘’Produktet në fjalë janë importuar në Kosovë dhe janë në treg para marrjes së vendimit të datës 11.02.2026 për ndalimin e përkohshëm të importit të produktit Aptamil në vendin tonë’’, thuhet mes tjerash nga AUV.

Postimi:

AUV njofton opinionin për tërheqjen nga tregu të formulave për foshnje Aptamil Pronutra 1, Pronutra 2 dhe Bebelac 1

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton opinionin publik se, përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), ka pranuar njoftimin nr. 2026.1152 lidhur me praninë e substancës (toksinës) cereulide në formulën për foshnje Aptamil Pronutra 1, Pronutra 2 dhe Bebelac 1, me origjinë nga Polonia. Për këtë arsye, është kërkuar tërheqja e menjëhershme e këtyre produkteve nga tregu.

Produktet në fjalë janë importuar në Kosovë dhe janë në treg para marrjes së vendimit të datës 11.02.2026 për ndalimin e përkohshëm të importit të produktit Aptamil në vendin tonë.

Duke qenë se niveli i rrezikut është vlerësuar si serioz, AUV, në bashkëpunim me kompaninë importuese, ka ndërmarrë masa të menjëhershme për tërheqjen nga tregu të produktit Aptamil, formulë ushqimore për foshnje, prodhuar nga Nutricia Zakłady Produkcyjne Sp. z o.o., Poloni, dhe i importuar në Kosovë nga UNION SH.P.K., Vushtrri.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe në zbatimin e masave parandaluese dhe kontrolluese, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve në Republikën e Kosovës.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë u bën thirrje konsumatorëve që të mos i përdorin produktet Aptamil Pronutra 1, Aptamil Pronutra 2 dhe Bebelac 1 me datat e skadimit të specifikuara më poshtë, por t’i kthejnë ato në pikën e shitjes.

Artikulli paraprakRregullorja për parkingjet në QKUK: Rritje e çmimit për qytetarët, rezervim i parkingjeve për drejtora dhe shefa
Artikulli i rradhës BE: Statusi i institucioneve arsimore dhe shëndetësore serbe në Kosovë të zgjidhet në dialogun e Brukselit

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.