Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rregullorja për parkingjet në QKUK: Rritje e çmimit për qytetarët, rezervim i parkingjeve për drejtora dhe shefa

Lajme 18/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qendra Klinike Universitare e Kosovës përmes një rregullore të miratuar nga Bordi Drejtues i SHSKUK-së, ka marr vendim që të rris çmimin e për parking brenda hapësirave të këtij institucioni. Me këtë rregullore janë rezervuar edhe dy hapësira për veturat e drejtorave dhe shefave

Sipas rregullores së re, qytetarët janë të obliguar të paguajnë 1 Euro për 1 orë parkim. Çmimi i mëhershëm ka qenë 0.50 Euro për gjysmë ore, 1 Euro për 1 orë dhe nga 0.50 Euro për çdo orë shtesë në vijim.

Rritja e çmimit të parkingut ka shkaktuar reagime të qytetarëve duke u ankuar për kosto të lartë, sidomos për familjarët ose shoqëruesit e pacientëve që janë të shtrirë në spital.

Në këtë rregullore QKUK nuk ka vendosur fare rregull për lëshimin e kuponëve fiskal për pagesat e parkingut. Sipas ud. shefit të Shërbimeve të Përbashkëta Fisnik Dobra, QKUK nuk e ka obligim me lëshua kupona fiskal.

Ai ka thënë se këtë vendim e ka marr vet Administrata Tatimore e Kosovës.

“Sipas një Vendimi të ATK-së ne jemi të liruar nga dhënia e kuponëve fiskal”, ka deklaruar Dobra në një përgjigje me shkrim.

Sa i përket rritjes së çmimit të parkingut, Dobra ka deklaruar se QKUK nuk e ka për obligim me siguru hapësira të parkingut për qytetarët që marrin shërbime shëndetësore në këtë institucion.

“Misioni i QKUK-së është ofrimi i shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e jo sigurimi i parkingjeve. Përcjellësit e pacientëve mund ti sjellin familjarët e tyre në spital dhe jo domosdoshmërisht të rrijnë të parkuar me ditë apo javë të tëra sepse në këtë mënyrë zihen të gjitha parkingjet dhe në këtë mënyrë ua pamundësojnë parkingun qytetarëve të tjerë. Në këtë rast si mund të veprojmë?”, ka deklaruar Dobra.

Ndryshe me këtë rregullore janë rezervuar hapësirat për veturat e drejtorëve dhe shefave në dy hapësira, parkingu A dhe B. Parkingu A është i rezervuar për drejtorin e SHSKUK-së, QKUK-së, si dhe drejtorët e departamenteve. Ndërsa Parkingu B është i rezervuar për anëtarët e Bordit Drejtues, shefat e sektorëve, disa drejtorë të klinikave, etj. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakArsim Berisha riemërohet zëvendësministër i Shëndetësisë
Artikulli i rradhës AUV heq nga tregu disa formula ushqimore për foshnje me origjinë nga Polonia

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.