Arsim Berisha është riemëruar zëvendësministër i Shëndetësisë në mandatin e tretë të qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.
Lajmin e bëri të ditur vetë Berisha, duke theksuar se riemërimi erdhi me propozim të bashkëkryetarëve të Partisë Guxo, Donika Gërvalla-Schwarz dhe Faton Peci, si dhe me vendim të kryeministrit Kurti, transmeton Gazeta Shneta.
Berisha ka ushtruar këtë detyrë që nga viti 2021, ndërsa e cilësoi riemërimin si vlerësim për punën e deritanishme në këtë dikastër shëndetësor.
Ai paralajmëroi vazhdimin e reformave në forcimin e kujdesit parësor, rritjen e cilësisë së shërbimeve spitalore dhe investime në infrastrukturë dhe pajisje moderne.
Njoftimi i plotë:




