Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Odës së Mjekëve të Kosovës i ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve për Legjislaturën e katërt të Kuvendit.
OMK i ka mbajtur zgjedhjet më 18 shkurt në nivel të Kosovës, ndërsa sot procesi është përsëritur në Klinikën e Radiologjisë në QKUK për shkak se dy kandidatë kishin dal me pikë të njëjta, shkruan Gazeta Shneta.
Rezultatet preliminare mund t’i gjeni duke klikuar në këtë vegzë: Lista preliminare e kandidateve per kuvend te OMK-se 2026
“Njoftim juridik: Çdo kandidat që vlerëson se rezultatet paraprake nuk pasqyrojnë në mënyrë të drejtë procesin zgjedhor, ka të drejtë të paraqesë ankesë brenda 24 orëve nga momenti i publikimit të këtij njoftimi. Ankesat duhet të dërgohen në formë elektronike në adresën zyrtare: [email protected]”, thuhet në njoftimin e OMK-së. /Gazeta Shneta/




