Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, gjatë vitit 2025 janë kryer mbi 700 ekzaminime me Tomografi të Kompjuterizuar (CT), duke e renditur këtë shërbim ndër më të përdorurit në diagnostikimin radiologjik.
Sipas njoftimit të spitalit, shërbimi i CT-së ofrohet 24 orë në ditë dhe shtatë ditë në javë, për t’iu përgjigjur nevojave të pacientëve në kohë reale.
Specialistët e Radiologjisë interpretojnë imazhet e marra nga CT-ja, duke ndihmuar në orientimin e trajtimit të mëtejshëm të pacientëve, ndërsa teknikët e rëntgenit janë të angazhuar në realizimin e procedurave diagnostikuese.
Në spital theksohet se tomografia e kompjuterizuar përdoret si në rastet urgjente, përfshirë aksidentet, ashtu edhe në diagnostikime më komplekse, duke mbetur një nga mjetet kryesore të vlerësimit mjekësor./Gazeta Shneta/




